Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot komunat veriore të Kosovës.
Hargreaves ka vizituar Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore.
“Më pëlqeu vizita ime sot në Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovicën veriore. Është kaq e dobishme t’i dëgjosh shqetësimet dhe shpresat e komunitetit serb të Kosovës”, shkroi ambasadori britanik në Facebook.
Presim shumë vizita të tjera në këtë zonë”, u shpreh ai.