Hargreaves thotë se me Çitakun diskutuan edhe për Dhomat e Specializuara

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Vlora Çitakun, të cilën e ka uruar për emërimin e saj si udhëheqëse në detyrë e PDK-së.

“Këtë pasdite e urova Vlora Çitakun për emërimin e saj si udhëheqëse në detyrë e PDK-së. Pres me kënaqësi të punoj me të gjatë muajve në vijim”, tha Hargreaves.

Gjithashtu, ai tregoi se kanë diskutuar edhe për shqetësimet e PDK-së lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Diskutuam shqetësimet e partisë lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe u pajtuam për rëndësinë e sigurimit që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe obligimeve të saj ndërkombëtare”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit