Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj u shpreh optimist për lirinë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Ani pse është politike, unë pres një vendim lirues, sepse duhet me qenë të çmendur ai trup gjykues pas të gjitha këtyre shoshitjeve që janë bërë të vijë me ndonjë vendim tjetër. Duhet me kanë të çmendur kur një Wesley Clark ju thotë në gjykatë se aktakuzat nuk qëndrojnë. Mos mendoni se është diçka e vogël”, u shpreh ai në emisionin “Click” në RTV21.
Ai shtoi se nuk i beson gjykatës, por drejtësisë, e për këtë u shpreh i bindur për vendim lirues.
Haradinaj bëri thirrje që në ditën e shpalljes së vendimit, më 16 shtator, popullata të mblidhet, duke shtuar se vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së është vendim për krejt Kosovën.
“Nuk duhet të prapëjmë si popull vendim tjetër, përpos atij lirues”, tha ai.
Haradinaj: Gjykata Speciale po luan me psikologjinë e popullit
Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj, në emisionin “Click” në RTV21, komentoi vendimin e Gjykatës Speciale që vendimi për ish-krerët e UÇK-së të shtyhet deri më 16 korrik.
Ai tha se kjo gjykatë nuk ka pasur qëllim të kryejë një proces të drejtë.
“Kjo ka pasur qëllim që të luajë me psikologjinë e popullit e jo vetëm me të akuzuarit… Kjo gjykatë është ngritur qëllimisht dhe politikisht”, tha ai, duke shtuar se kjo gjykatë ka dashur të barazojë viktimën me agresorin./






