11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Haradinaj takohet në Pukë me presidentin Begaj, flasin për zhvillimet politike

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot gjatë ditës në Iballë të Pukës në Shqipërisë.

Haradinaj ka bërë të ditur se atje është takuar me presidentin e Shqipërisë, Baajram Begaj, ku kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

“Gjatë qëndrimin në Iballë të Pukës, kisha kënaqësi që me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj të bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Kënaqësi të ndajmë mendimet e njëjta, që Kosova sa më parë t’i kthehet rrugës së saj të paalternativë për anëtarësimin në NATO, sepse kjo nënkupton më shumë siguri në rajon e më shumë paqe në botë.” – ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit