8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj-Stublla: Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, NUK do të ishin fitore nëse bëhet Asociacioni

- Advertisement -

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se as Këshilli i Evropës, as NATO e as BE-ja nuk duhet të shihen si fitore nëse bëhet Asociacionit.

Ajo ka thënë se nëse Asociacioni bahet jashtë nenit 44 të Kushtetuës, e dëmton rëndë të ardhmen e Kosovës.

Jo Këshilli i Evropës, por as NATO e BE, e aq më pak ‘njohja dejure nga Serbia’ NUK do të ishin fitore për Kosovën nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit (me kompetenca jashtë nenit 44 të Kushtetutës)!

Secili veprim i institucioneve tona drejt themelimit të Asociacionit të pretenduar jashtë nenit 44 – madje edhe vetëm dërgimi i draftit në Kushtetuese – e dëmton rëndë jo vetëm ligjërisht, por edhe politikisht të ardhmen e Republikës së Kosovës.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova e ka kryer obligimin më 2015.

Këtë obligim Kosova e ka kryer në vitin 2015, kur edhe Serbia është pajtuar me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e hodhi poshtë substancën e konceptit të këtij Asociacioni dhe udhëzoi institucionet që të implementojnë një version që nuk del jashtë nenit 44 (mes tjerash).” – ka thënë ajo.

Shkrimi i saj:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit