17.2 C
New York
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

Haradinaj: Situata në veri nuk është zgjidhur, mos të bëjmë “hopa” pa e kalu lumin

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në Kuvendin e Kosovës rreth marrëveshjes së djeshme mes Kosovës dhe Serbisë për targat, që u arrit në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij, Haradinaj ka deklaruar se ka disa ditë nga situata e krijuar në veri, ndërsa me marrëveshjen e djeshme mes Kosovës e Serbisë, Haradinaj ka thënë se është evituar rreziku për të pasur edhe viktima, shkruan lajmi.net.

Me marrëveshjen e djeshme për tabelat kemi evituar rrezikun e parë, pra që të kemi viktima. Qofshin këta policë të Kosovës apo qytetarë serbë të veriut”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se me marrëveshjen e djeshme nuk është zgjidhur situata në veri.

“Mos të bëjmë hopa, pa e kalu lumin. Sfida që na pret është rikthimi në misione të atyre që janë larguar në vendet e punës”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se në seancën e ardhshme të Kuvendit do të diskutojnë edhe për pikat e Rezolutës së propozuar në Kuvend.

Haradinaj ka deklaruar se e ka ditur që do të arrihet marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, duke marrë parasysh deklaratat e të dërguarit special të SHBA, Gabriel Escobar, por ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të rrezikojë territorin e vendit duke u munduar t’i shmanget Asociacionit.

“Unë e kam ditë që do të vijmë te kjo marrëveshje, një e tillë, për faktin që kam lexuar në vizitën e parë të z.Escobar kur ka thënë se sovraniteti territorial është i pacenueshëm, kushtetueshmëria është e pacenueshme. Mos të mendojmë që ndonjë ide tjetër mund të na shpëtojë nga Asociacioni, nëse doni me shpëtu nga Asociacioni, urdhëroni ulemi diskutojmë bashkë por jo të provoni diçka që rrezikon një tërësi territoriale”, ka deklaruar Haradinaj. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit