Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Rahoveci dhe banorët e tij i dinë më mirë rrënjët e tyre.
Gjatë një tubimi të Aleancës në këtë qytet, ai theksoi mes tjerash se Rahoveci e meriton hakun e punës së ndershme.
“E di shumë mirë çka ka heq, çfarë sakrifice ka kaluar. Rahoveci është martir i lirisë, nuk ka shtëpi këtu në qytet e nuk ka vendbanim të Rahovecit që nuk i ka dhimbjet dhe plagët e luftës. Rahoveci e meriton hakun e punës së ndershme”, ka deklaruar Haradinaj para të pranishmëve në Rahovec.






