6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Haradinaj: Paga minimale, poshtëruese – Qeveria po mashtron në prag të zgjedhjeve

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “poshtërim” pagën minimale prej 350 eurove që të mërkurën u vendos nga Qeveria.

Në një shkrim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar se kjo rritje e pagës minimale është bërë në kuadër të një fushate për zgjedhje. Sipas tij, paga minimale duhet të jetë 450 euro, e me qeverinë e re thotë se duhet të jetë të paktën 500 euro.

“Paga minimale qysh sot duhet të jetë 450 euro, e që në ditën e parë të qeverisë së re, më së paku 500 euro, natyrisht duke shënuar rritje të përvitshme, në bazë të rritjes ekonomike e inflacionit dhe në këtë pagë minimale duhet të përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve. Vendet e rajonit, qysh moti e kanë kaluar pragun e pagës minimale prej 500 eurosh, ndërsa ky kryeministër, jo vetëm që është vonuar me rritje pagash për katër vjet, por edhe sot pagën minimale e konsideron ndihmë sociale”, ka thënë Haradinaj.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit