Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të degës së AAK-së në Suharekë, ku Bali Muharremaj mori besimin e delegatëve për të vazhduar edhe një mandat në krye të degës.
Haradinaj e vlerësoi Suharekën si një nga komunat që nën udhëheqjen e Aleancës po dëshmon standard të lartë të qeverisjes lokale, duke theksuar se mbështetja ndaj Muharremajt është rezultat i punës së vazhdueshme dhe besimit të qytetarëve.
Sipas tij, qeverisja në Suharekë ka sjellë rezultate konkrete për qytetarët dhe ka forcuar vazhdimisht strukturat e Aleancës në terren.
Haradinaj bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Suharekë, bashkë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, kanë parë nga afër mobilizimin dhe organizimin e degës, duke e cilësuar Aleancën në Suharekë plotësisht të gatshme për zgjedhjet e 7 qershorit.
“Aleanca në Suharekë hyn e organizuar dhe me besim të plotë në garën e ardhshme, me synimin për rezultat pozitiv dhe për të dalë parti e parë”, thuhet në mesazhin e Haradinajt






