Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Shtetete të Bashkuara të Amerikës njoftoi për një takim të zhvilluar me George Latimer, Kryetarin e Qarkut të Westchester, të cilin e falënderoi për angazhimin në përkrahje të Kosovës.
“Takim i shkëlqyer me z. George Latimer, Kryetar i Qarkut Westchester, njëherësh kandidat për përfaqësues në Kongresin Amerikan. Me këtë rast e falënderova për gjithë mbështetjen dhe angazhimin e tij, respektivisht SHBA-ve, në përkrahje të Republikës së Kosovës”, shkroi Haradinaj.
“Kosova ka qenë, është, dhe do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin e SHBA-ve, përderisa marrëdhënia jonë do të zgjasë përgjithmonë. Në bashkëbisedim me z. Latimer, si gjithnjë argumetova për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës NATO”, shkroi mes tjerash ai.