Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ironizuar me Albin Kurtin, pasi kërkoi shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë “Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt”.
“Mos lësho pe, Albin.
Krejt ose hiç. Pak rëndësi ka çka mendojnë 1.5 milion banorë, plus ty të dojnë krejt.
Sa mirë që po të sheh kombi ynë se në çfarë derexhe je ardhur”, ka shkruar ai.






