Haradinaj: Kryeministri ka harruar detyrën – projektet e autostradave ende të papërfunduara e shkon në Maqedoni

- Advertisement -

 

Daut Haradinaj i AAK ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vonesat në përfundimin e projekteve infrastrukturore, duke thënë se në vend të përurimit të autostradave të Gjilanit dhe Klinë–Gjakovë, të nisura prej vitesh, Qeveria po fokusohet në projekte jashtë Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar se Kurti kishte premtuar se autostrada e Gjilanit do të përfundonte në vitin 2023, ndërsa sipas tij, projekti ende nuk është përfunduar.
“Hajde o zotni, e kryej punët e shtëpisë, se e more në qafë këtë vend”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kritikuar gjithashtu shpenzimet e Qeverisë, duke pretenduar se janë shpenzuar rreth 25 miliardë euro pa u ndërtuar “asnjë metër autostradë”.

Në fund, Haradinaj ka ironizuar edhe investimet e prezantuara nga Qeveria, duke iu referuar “lopatës me zhavor” dhe duke e cilësuar atë si një kosto të rëndë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Kryeministri ynë ka harruar detyrën që e ka!

Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet, ai me kabinetin e tij shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet.

Hajde o zotni, e kryej punët e shtëpisë, se e more në qafë këtë vend.

Ke premtuar që autostrada e Gjilanit kryhet në vitin 2023.

Ke shpenzuar rreth 25 miliardë euro e s’ke ndërtuar një metër autostradë.

Ajo lopatë me zhavor i kushtoi Kosovës 3 milionë tonë qymyr, dhuratë nga ti.

Të ngjashme

Të fundit