Haradinaj kërkon llogaridhënie tek deputetët: Ku o ligji e Apeli çka o duke ba, na jepni shpjegim

- Advertisement -

Nasim Haradinaj ka kritikuar deputetët dhe institucionet e Kosovës për, siç tha ai, mungesën e veprimeve dhe neglizhencën lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haradinaj ka ngritur pikëpyetje për procesin e Apelit, ligjin dhe përgjegjësinë e institucioneve, duke kërkuar sqarime nga përfaqësuesit politikë.

“Ku është ligji? E Apeli çka është duke bërë? A janë duke i  ikur minutat Apelit? Çka është duke u bërë? Nëse ligji deri të premten nuk votohet, çka do të bëjmë? Nëse votohet, çka? Sa kohë i humbet? Edhe i njëjti, edhe pse u kthye? Këta duhet të na japin një shpjegim”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit