Njoftimi u bë nga Malisheva, skuadra ku deri më tani luajti Brruti.
22-vjeçarit pas përfundimit të këtij edicioni i ka skuaduar edhe kontrata.
“Sot jemi krenarë për besimin dhe hapësirën që i kemi dhënë përgjatë këtyre 3 viteve e gjysmë sa ishte pjesë e jona. Kjo dëshmon edhe njëherë se klubi ynë, sikurse në të kaluarën, tani dhe në të ardhmen, është adresa e duhur për talentët e rinj, për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Të gjithë ne në FC Malisheva e falënderojmë Brrutin për këtë periudhë, për emocionet, kontributin dhe secilën djersë të derdhur për fanellën tonë, dhe i urojmë suksese të mëdha në vazhdimin e karrierës së tij. Ne do të jemi krenarë me ty, kampion! Vazhdo të ngjitesh në nivelet më të larta dhe na bëj krenarë gjithmonë. FC Malisheva do të mbetet shtëpia jote përherë! Paç fat, Brruti!”, thuhet në njoftimin e FC Malisheva.






