Pas lëndimit të rëndë të 12 minatorëve të Trepçës nga rrjedha e acidit sulfurit, kretari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar të lënduarit për çka u shpreh se institucionet komunale “janë në gatishmëri për ndihmë” teksa u shpreh edhe “fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”.
Reagimi i Hamzës:
Të dashur qytetarë,
Me shumë shqetësim pranova lajmin për lëndimin e 12 minatorëve në Minierën e Trepçës.
Sot vizitova minatorët e lënduar, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë.
Ne do të jemi afër tyre dhe instuticionet komunale janë në gatishmëri për ndihmë!
Uroj shërim të shpejtë!