7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në urimin e tij, ai përmend Isa Boletinin i cili ishte nga Mitrovica, e për të cilin Hamza thotë se i dha edhe më shumë kuptim 28 Nëntorit.

Ndër të tjera Hamza u shpreh se 28 Nëntori është festë e trefishtë për Kosovën.

 këtë ditë të rrënjosur në vetëdijen kombëtare e historike të popullit tonë, i kujtojmë Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, kryengritësin e madh shqiptar nga Mitrovica, i cili i jep edhe më shumë kuptim 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. E kujtojmë komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, që me e nder, heroizëm e sakrificë të pashembullt dhanë jetën e tyre për t’i dhënë jetë lirisë sonë. Daljen e parë publike të UÇK-së, luftën heroike të djemve dhe vajzave tona, ish-krerët e UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në Hagë – i kujtojmë dhe nderojmë. Atdhedashuria e tyre, idealizmi i tyre, na frymëzon në rrugën tonë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

“Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë Shqipërinë. Nderime për ata që dhanë gjithçka për ta bërë edhe Kosovën. 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë. Gëzuar!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit