4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Hamza: Si kryeministër i ardhshëm e si baba i dy vajzave, ju premtoj mbështetje dhe siguri për çdo grua në Kosovë

- Advertisement -

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, tubimin e radhës e pati në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, ai tha se premton se do të punojë për të gjitha gratë e Kosovës.

“Gratë janë udhëheqëse, profesioniste dhe biznesmene të jashtëzakonshme. Nga përkushtimi si amvise e deri te ngritja në karrierë, gratë do ta kenë mbështetjen e pakursyer, mundësitë që ju duhen dhe respektin që e meritojnë”.

“U mblodhëm në Mitrovicë për të treguar që barazia gjinore nuk është vetëm çështje e grave, por e krejt shoqërisë. U mblodhëm për të treguar që Kosova mundet ma mirë për vajzat dhe gratë”.

 

“Si kryeministër i ardhshëm, si baba i dy vajzave, si bashkëshort i një zonje, si djalë i një nëne dhe si vëlla i 4 motrave, ju premtoj se do të punoj dhe përkushtohem që çdo grua në Kosovë të ndjehet e mbështetur dhe e sigurt”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit