Kryesia e PDK-së ka vendosur të mos e përfshijë Fatmir Limajn në listën e tyre zgjedhore.
Brenda kryesisë nuk ka pasur disponim dhe as nuk është hedhur në votim çështja e përfshirjes së Limajt.
“Pro” Fatmir Limajt kohëve të fundit kanë shtyrë figura me peshë si Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Sami Lushtaku i Skenderajt.
Por, në Kryesi të PDK-së, kjo s’ka gjetur mbështetje.
Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetar i PDK-së, Bedri Hamza, tha se “pjesa dërmuese” ishin që të mos përfshihej Limaj.
Por, tha ai, “në të ardhmen,” nuk është e përjashtuar.
“Ne sot biseduam në kryesi, unë po ju siguroj që pjesa dërmuese me unanimitet që të veprohte në këtë mëmnyrë. Që NISMA në të ardhmën të jenë pjesë e PDK-së. Por, kësaj radhe nuk do të ketë të prëfshirë në listë të PDK-së. Si rezultat i një marrëveshje politike. Përndryshe e përmende Lladrovcin, është anëtar i këshillit drejtues, por nuk është anëtar i kryesisë,” tha Hamza.
“Është diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Është qëndrim i përgjithshëm që e presim dhe e mirëpresim kontributin e zotit Limaj, të Nismës Socialdemokrate që në këto zgjedhje do t’ia japin PDK-së”, tha ai.
I menjëhershëm ishte reagimi i Lladrovcit, i cili mbështeti përfshirjen e Limajt.
“U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. Kreatorët e kësaj fryme, nuk po i bëjnë shërbim Kosovës e as PDK-së. Për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në Listë, janë ata që nuk patën guxim të ballafaqohen me pozitën dhe qytetarin ndër vite. Anëtarësia e gjerë, simpatizantët dhe qytetarët, do të jenë në përkrahje të PDK-së, të heronjve tanë të luftës e paqes dhe të Bedri Hamzës!,” shkroi ai.





