28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.

Ai në një konferencë për media tha se prioritet është interesi i qytetarëve dhe jo i individëve.

Ai ka thënë se ky qëndrim i PDK-së vjen si rezultat i kandidaturës së tij për kryeministër dhe jo për shkak të takimit me kryeministrin Albin Kurti.

“Votimi i marrëveshje ndërkombëtare, PDK do t’i votojë ato. Për mua si kandidat, prioritetet janë të qarta, interesi i vendit, i partisë, dhe së fundi i neve si individë. Mbi të gjitha interesi i qytetarëve. Kosova është nën masa sanksione, janë qindra milionë euro të bllokuara…përtej aspektit financiar kemi të bëjmë me një dëmtim të reputacionit të vendit. Përvec milionave të bllokuara, ka edhe qindra miliona të tjerë, të ratifikuara në kuvend të cilat nuk janë të shpenzuara, si rezultat i paaftësisë për t’i kryer projektet në dobi të qytetarëve”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit