Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, duke theksuar se PDK është e gatshme t’i përgjigjet ftesës për takim.
Hamza bëri të ditur se PDK është e gatshme të takohet nesër, në orën 09:00, në objektin e Kuvendit të Kosovës.
“Do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme. Nuk jam kundër takimit, por para se të flasim për pozita, është e rëndësishme të dakordohemi për prioritetet dhe adresimin e sfidave që i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këtë, nuk ka qëllim që PDK-ja të ketë ministri apo diçka tjetër”, deklaroi Hamza.
Ai shtoi se ftesës i është përgjigjur pozitivisht.
“Unë ia ktheva ftesën. PDK është e gatshme të takohet nesër në ora 09:00”, tha Hamza.






