Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kujtuar 16-vjetorin e Opinionit Këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një moment historik dhe një fitore të madhe që forcoi legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit.
Sipas Hamzës, vendimi i GJND-së rikonfirmoi se rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë ishte në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Ai theksoi se, 16 vjet më vonë, Kosova përballet me sfida të rëndësishme, duke përmendur procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mungesën e njohjeve të reja, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe përkeqësimin e raporteve me aleatët.
Hamza vlerësoi se vendit i nevojitet një lidership që forcon aleancat, mbron interesat shtetërore dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët, duke shtuar se obligim i të gjithëve mbetet mbrojtja dhe fuqizimi i shtetit të Kosovës për brezat e ardhshëm.
Postimi i plotê:
Sot u bënë 16 vjet nga Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë historike për vendin tonë dhe një fitore e madhe që forcoi legjitimitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
Ky vendim rikonfirmoi se rruga jonë drejt lirisë dhe pavarësisë ishte e drejtë dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Kosova po përballet me një realitet shqetësues: procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të shtetit, ngecjen në procesin e njohjeve të reja, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe përkeqësimin e raporteve me aleatët tanë.
Vendit tonë i nevojitet një lidership që ndërton dhe forcon aleancat, mbron interesat shtetërore dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët tanë.
Obligimi ynë është ta mbrojmë dhe ta fuqizojmë shtetin tonë për brezat që sot dhe nesër do të jetojnë në të.






