8.7 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

Hamza: Jam i lumtur që kam pasë fatin e jetës të punoj me Thaçin dhe Veselin

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.

Ai ka bërë me dije se ndihet i lumtur që ka pasur fatin të punoj me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në një intervistë në emisionin “Politico” në “Kanal10”, ai ka thënë se ata i duhen Kosovës.

“Sa herë flas për ta flas edhe me emocion. Jam i lumtur që kam pasë fatin e jetës të punoj me ta dhe bashkë përkrah tyre”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se pret lirimin sa më të shpejt të tyre.

“Unë pres që ata të lirohen dhe t’i kthehen familjeve, të na kthehen neve dhe t’i kthehen Kosovës”, është shprehur Hamza, raporton Gaeta10.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit