7.9 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Aneminë largojeni me këto ushqime

- Advertisement -

Anemia shfaqet kur numri i rruazave të kuqe të gjakut është shumë i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie poshtë normales.

Por anemia mund të shërohet duke pasur një dietë të rregullt ushqimore, njofton Klan Kosova.

Simptomat kryesore janë plogështia, por shfaqen edhe ndjenjat e therjeve si të gjilpërave në duar dhe këmbë, depresioni, kujtesa e dobët; nuk keni hekur të mjaftueshëm, ju mungon vitamina B12 ose acidi folik; jeni më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.

Kjo është arsyeja se pse duhet t’a pasuroni dietën tuaj me ushqime të pasura me hekur, vitaminë B12 dhe acid folik. Ja disa sugjerime.

1.Soja dhe drithërat

Shumica e bimëve janë të pasura me hekur, por ato duhet të zgjidhen me kujdes, sepse disa përmbajnë acid fitik, i cili e vështirëson përvetësimin e hekurit. Megjithatë, këtë mund ta zgjidhni duke i zhytur drithërat në ujë gjatë natës. Megjithatë, nga këto perime leguminoze, soja është më e mira për anemi.

Gjysma e kërkesave ditore për hekur sigurohet me vetëm një filxhan sojë të gatuar. Ajo ka pak yndyrë dhe shumë proteina. Drithërat integrale përveç hekurit përmbajnë edhe acid fitik. Në dietë është e këshillueshme të përfshini edhe kuinoa, e cila është një zëvendësim i mirë për orizin.

2.Mishi

Mëlçia është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. Trupi përmes këtij ushqimi e përthith më lehtë hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B. Për shembull, mëlçia e viçit ka më shumë se 600 për qind të nevojës tuaj të përditshme të hekurit dhe vitaminës B12.

3.Perimet

Konsumoni edhe kungull dhe fara kungulli. Spinaqin kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve. Domatet duhet t’i konsumoni, sepse përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në përvetësimin e hekurit. Pini lëng të domateve në vend të kafesë, e cila mund ta ngadalësojë përthithjen. Panxhari gjithashtu nuk duhet të mungojë në tryezën e atyre që vuajnë me anemi. Atë mund t’a shtrydhni dhe të pini lëngun e freskët, por në qoftë se shija është e pakëndshme, përziejeni me lëng molle, portokalli ose limoni. Panxhari e pastron trupin dhe natyrisht është i pasur me hekur.

4.Frutat

Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët, ose në formë lëngu. Hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë. Mund të konsumoni edhe fruta të pasura me vitaminë C, për t’u siguruar që trupi juaj mund t’a pranojë më mirë hekurin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit