Kryetari dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar rritje të pensioneve për familjet e dëshmorëve.
Ai publikoi një video në Facebook gjatë një tubimi elektoral ku premtoi se nuk do të detyrohen prindërit e dëshmorëve që të zgjedhin mes pensionit të dëshmorit.
“Pa sakrificën e dëshmorëve nuk do të kishte liri. Shteti e ka për detyrë t’u qëndrojë pranë familjeve të tyre. #PDK125 #StopKrizes #NdryshoKosoven”, shkroi Hamza






