Hamza: Askush nuk i ka kërkuar PDK-së mbështetje para seancës konstituive

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se deri tani asnjë subjekt politik nuk i ka kërkuar mbështetje PDK-së për konstituimin e Kuvendit.

Para nisjes së seancës konstituive, ai tha se partia e tij nuk ka zhvilluar asnjë diskutim për ndarjen e pozitave institucionale, duke theksuar se fokusi i PDK-së mbetet te programi dhe prioritetet në ekonomi, drejtësi dhe energji.

Hamza shtoi se PDK-ja do ta mbështesë kandidatin e saj për postin e nënkryetarit të Kuvendit, si partia e dytë për nga numri i deputetëve.

Të ngjashme

Të fundit