6.2 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Hamiti: Kurti flet për kthimin e mërgatës, kurse gjatë qeverisjes së tij kanë ikur 100 mijë kosovarë

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot përmes një video ka thënë se rruga e Qeverisë së tij është për kthimin e diasporës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri po flet për kthimin e mërgatës, ndërsa vetëm gjatë qeverisjes së tij kanë ikur 100 mijë qytetarë nga Kosova.

“‘Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës’, paska thënë kryeministri Kurti sot në një video. I buzëqeshur, i vetëkënaqur, kryeministri e thoshte këtë ndërsa në dy vitet e fundit, gjatë qeverisjes së tij të ‘shpresës’, mbi 100.000 kosovarë të zhgënjyer e kanë braktisur vendin dhe e kanë rrritur mërgatën që Kurti thotë se do ta kthejë. Ikja e kosovarëve nga vendi “është diçka normale”, thoshte para 10 ditësh zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi. Kjo Qeveri e Kosovës po i përzë qytetarët e Kosovës, po e rrit mërgatën tonë, me synimin për ta kthyer mërgatën! A s’është absurde kjo?”, ka shkruar Hamiti.

Sipas tij, kjo Qeveri po e katandis Kosovën çdo ditë e më keq.

Qeveria e Albin Kurtit po i përbuz qytetarët e Kosovës, po ua mbyt shpresën dhe po ua fyen inteligjencën. Katandisja e Kosovës nuk ndalet pa shkuar kjo Qeveri. Natyrisht, kjo është në dorën e qytetarëve të Kosovës, e atyre që e kanë votuar dhe e atyre që s’e kanë votuar këtë Qeveri demagogësh”, ka shkruar Hamiti.

Postimi i plotë:

“Rruga jonë është rrugë për kthimin e mërgatës”, paska thënë kryeministri Kurti sot në një video.
I buzëqeshur, i vetëkënaqur, kryeministri e thoshte këtë ndërsa në dy vitet e fundit, gjatë qeverisjes së tij të ‘shpresës’, mbi 100.000 kosovarë të zhgënjyer e kanë braktisur vendin dhe e kanë rrritur mërgatën që Kurti thotë se do ta kthejë.
Ikja e kosovarëve nga vendi “është diçka normale”, thoshte para 10 ditësh zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi.
Kjo Qeveri e Kosovës po i përzë qytetarët e Kosovës, po e rrit mërgatën tonë, me synimin për ta kthyer mërgatën! A s’është absurde kjo?
Kjo Qeveri po e katandis Kosovën ditë për ditë, keq e më keq.
Qeveria e Albin Kurtit po i përbuz qytetarët e Kosovës, po ua mbyt shpresën dhe po ua fyen inteligjencën.
Katandisja e Kosovës nuk ndalet pa shkuar kjo Qeveri. Natyrisht, kjo është në dorën e qytetarëve të Kosovës, e atyre që e kanë votuar dhe e atyre që s’e kanë votuar këtë Qeveri demagogësh.

https://m.facebook.com/muhamet.hamiti.33/posts/10160797956039828

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit