10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Hamiti: Kurti dhe VV-ja po e konsumojnë shtetin, jo vetëm pushtetin

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka bërë me dije se në këto tri vite qeveria ka sjell vetëm ndryshime për të keq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kryeministri Kurti dhe Vetëvendosje po e konsumojnë jo vetëm pushtetin por edhe shtetin.

Tri vite të Qeverisë së Vetëvendosjes. Ndryshimi i proklamuar prej tyre ka ndodhur. Ndryshim për të keq, natyrisht. Kosova për herë të parë është nën sanksione ndërkombëtare për fajin e kësaj Qeverie diletantësh. Qindra milionë euro vlera e projekteve të bllokuara të BE-së. Korrupsioni qeveritar në kulminacion. Korrupsioni masiv dhe shkeljet serike të ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës janë veprimtaria kryesore e këtij pushteti të mbrapshtë. Me këto rezultate është krenare kjo Qeveri e Vetëvendosjes”, ka shkruar ai.

Sipas tij, shkaku i kësaj qeverie profesionistët po e braktisin Kosovën.

Të zhgënjyer me Qeverinë e Shpresës së VV-së, profesionistët dhe të rinjtë po e braktisin atdheun. Atdhe të ri nuk gjejnë, por vend ku punohet më mirë po. Albin Kurti dhe Vetëvendosja e tij po e konsumojnë jo vetëm pushtetin por edhe shtetin. Shtetin e Kosovës nuk bën t’i lejojmë ta konsumojnë. S’e shohin të përhershëm, s’e duan, s’është i tyre. E kemi bërë, e shohim të përhershëm, e duam, është yni, i qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit