-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Hamiti: Kosovë e izoluar dhe sanksionuar ndërkombëtarisht, më larg integrimeve euro-atlantike se kurrë

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë se Kosova është e izoluar ndërkombëtarisht, duke shtuar këtu se asnjë njohje nuk ka ndodhur në katër vitet e fundit.

“Më larg integrimeve euro-atlantike se kurrë. Dështimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës e dëshmon këtë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Hamiti tutje u shpreh se edhe DASH-i e ka cilësuar si qeverisë me “korrupsion të rëndë qeveritar”.

Kosovë me Qeverinë më të korruptuar në historinë e vet. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka kualifikuar si “korrupsion të rëndë qeveritar” (serious government corruption). Aferat korruptive të përditshme kanë dalë para syve të opinionit publik tashmë, mbasi ishin mbajtur fsheht për kohë të gjatë. Kryetar i kësaj Qeverie të korrupsionit dhe propagandës është Albin Kurti, që e kërkon votën popullore sërish. Për çka? Për ta mbajtur Kosovën nën izolim, nën sanksione, nën korrupsion masiv? Hamiti: Kosovë e izoluar dhe sanksionuar ndërkombëtarisht, më larg integrimeve euro-atlantike se kurrë”, tha ai ndër të tjera.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit