29.3 C
New York
Wednesday, May 8, 2024

Buy now

Haliti nuk pret sot marrëveshje për asociacion dhe të pagjeturit, paralajmëron presion më të madh ndërkombëtar

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti  serb Aleksandar Vuçiq, zhvillojnë sot në Bruksel takimin e radhës për normalizimin e marrëdhënieve.

Zyrtarë të BE-së kanë konfirmuar se në agjendën e takimit të sotëm pritet të jenë dy çështje kryesore: miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit dhe paraqitja e draftit të parë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se nuk pret që sot të arrihet marrëveshje.

Por, shton se do të deklarohet se ka pasur përparime dhe secila palë publikisht do ta thotë pozicionin e vet, qoftë edhe të pavërtetë.

“Sidoqoftë janë çështje të rëndësishme për diskutim, asociacioni dhe diskutimi për të pagjeturit, çështje për të cilën Serbia tani për tani nuk besoj se do të veproj konkretisht, sepse ka edhe presion të natyrshëm nga Rusia që të mos e bëj këtë me arsyen se po i zbuloj ato vende ku janë të pagjeturit ose varrezat masive, atëherë Serbia do t’ia bëjë vetvetes aktakuzën për një gjykatë ndërkombëtare për krime të luftës”, ka thënë ndër të tjera Haliti për IndeksOnline.

Më tutje, Haliti ka thënë se nuk beson se sot do të arrihet marrëveshje për asociacionin, pasi dy palët do të qëndrojnë në pozicione tyre. Zyrtari i lartë i PDK-së ka thënë se ai parasheh një presion tjetër të madh të BE-së për t’u miratuar statuti.

“Nuk e di kush e ka bërë statutin, por nëse e kanë bërë ndërkombëtaret do të ketë shumë pak hapësire për të lëvizur. Çështja tjetër tepër e rëndësishme është angazhimi i Serbisë që dy vendet të mos e pengojnë njëra- tjetrën për integrime në institucione ndërkombëtare duke përfshirë OKB-në”, ka shtuar Haliti.

Duke komentuar pozicionin e Qeverisë së Kosovës në këtë proces, ai ka thënë se më shumë është pozicionim elektoral.

“Por, nëse flasim për Kosovën dua të them se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2013 dhe qeveria është zotuar se do ta zbatoj marrëveshjen e 2013, sipas deklaratës së Ohrit. Është një mësim për të ardhmen e Kosovës dhe për qeveritarët e tashëm se kur përfaqësuesit e Kosovës vendosin firma ata nuk vendosin firma në emër të partive të tyre, dhe as ajo kërriga e tyre ku ulën nuk është e tyre është karrige e tyre, por e Kosovës dhe nënshkrimi i cilësdo marrëveshje ndërkombëtarë është obligim të zbatohet. Nëse çështje të caktuara nuk fillojnë të trajtohen nga gjykatat ndërkombëtarë”, ka përfunduar Haliti.

Takimi i sotëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit, është takimi i parë pas ujdisë së arritur në Ohër.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit