Eksperti i energjisë, Burim Ejupi, ka thënë që situata aktuale me rrymën është “hajni e pastër”.
Ai iu referua hulumtimit të fundit ku thuhet se “99 për qind e njehësorëve të rrymës kanë devijime kohore”.
“Kjo i bie që në njëfarë mënyre e ka shkelë licencën në të cilën operon operatori universal në këtë rast, është i distribucionit. Domethanë ka masa tjera se kontrata e privatizimit nuk e hekë mundësinë, është një nen atje që e hekë mundësinë që mundesh me ia marrë ti nëse ai e ka shkelë kontratë. Kjo i bie hajni e pastër”, tha Ejupi në Rubikon të Klan Kosovës.
“Qytetarët janë t’u e pagu, problemi është se si na si konsumatorë, në këtë rast, për katër ditë prej që ka dalë hulumtimi, na nuk kemi ni prej institucioneve kyçe të cilat duhet me e mbrojtë qytetarin, në këtë rast Ministria e Tregtisë dhe Industrisë…o dashtë ministrja, unë kom pritë që ministrja automatikisht do t’ia japë drejtorit me e ba një hulumtim, së paku me na e zbutë neve shpirtin si konsumatorë që na jemi t’u u mashtru. Na po e shohim që jemi t’u u mashtru”.






