-2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Hajnat në burg” – Deputeti kërkon nga Prokuroria të hetojnë kontratën e MKRS-së për bari sintetik

- Advertisement -
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu ka kërkuar nga Prokuroria të hetojnë kontratën një burimore të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me barin sintetik të një fushe futbolli.

Sipas Haxhiut, kontrata burimore ishte lidhur për 1.3 milionë euro, ku në çmimet e tregut nuk shkon më shumë se 270-300 mijë euro.

“Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore”, ka thënë ai përmes një postimi.

Ai tha se kështu po bëhet degradimi i sportit, ku pastaj sipas tij po rezultojnë në keqpërdorime e zhvatje.

“Ministri del merr poza e lavdërohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike. – HAJNAT në BURG”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/share/p/1t4Z8CTSzVU7w5ag/?mibextid=oFDknk

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit