“Hajn”, “qenef” e “mbetje shtazore” – Dardan Krasniqi shpërthen ndaj Faton Pecit, e fton në përballje në sheshin “Isa Boletini”

- Advertisement -

Dardan Krasniqi i është kundërpërgjigjur ashpër kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, i cili e kishte quajtur “idiot”, pasi Krasniqi kishte deklaruar se Peci mund të arrestohet nga Prokuroria Speciale.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi e ka akuzuar Pecin për korrupsion, duke përdorur një varg shprehjesh fyese ndaj tij. Ai ka pretenduar se emri i kryetarit të Mitrovicës është në listën e të arrestuarve dhe e ka ftuar atë në një përballje në Sheshin “Isa Boletini”.

Postimi i plotë i Dardan Krasniqit:

Kur njeriun e zë frika nga llogaridhënia për veprat e veta të pista, shpesh i mbetet vetëm fyerja si mburojë. Pushteti mund ta mbrojë për disa ditë, por jo përgjithmonë nga e vërteta dhe drejtësia. Që tashmë emrin e ke në listën e grilave! Kur flitet për korrupsionin, sytë e opinionit drejtohen nga zoti Luci. E dinë qytetari që nuk ja ka frikën një mbetje që ka shijuar krejt pushtetët! E dinë edhe pushteti që je hajn!
Përgjigjja nuk është gjuha fyese, por transparenca, faktet dhe përgjegjësia para ligjit që ke me u ulë shpejt!

Politikani i mbetjëve shtazore!
Të duhët një avokat i fortë nese tashmë pushteti nga shantazhi i numrave të listës së frikacakëve, nuk e pengon atë që është e shenuar nga e zeza në të bardhë!

…Një politikan i lodhtë është si një shtyllë e kalbur që mbahet në këmbë vetëm nga muri ku është mbështetur, sapo muri të shembet, zbulohet se vetë nuk ka pasur kurrë forcë të qëndrojë.

Për të tjerat jeta është e gjatë!
Qenefë!
Ku e kur duash edhe ne Sheshin Isa Boletini përballemi! Për me i treguar Isës çfarë mbetjesh na udhëheqin sheshët e patriotëve!

As frikën e as konsideratën nuk ta kam!

Dashni qendresës❤️

Të ngjashme

Të fundit