28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hajdari për kërkesën e Komisionit Hetimor për sjellje të dokumenteve: Jam e dedikuar të mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel

- Advertisement -

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se është e dedikuar të mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel në as një moment ligjin për rezervën shtetërore dhe informacion të klasifikuar, raporton EO.

Ajo u përgjigj kështu pasi u pyet në lidhje me  kritikat e anëtarëve të Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore që MINT nuk ju ka dorëzuar dokumentet e kërkuara nga Komisioni.

Ajo tha se si ministri janë të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore

“Ju udhëzoj ju që ti pyesin të gjithë anëtaret e Komisionit Parlamentar Hetimorë për mënyrën e zbatimit të ligjit parlamentar për hetime, për mënyrën e procedurave të përkrahjes së atij ligji, pra për ta respektuar ligjin se si kryhet një hetim parlamentar. Ne si MINT jemi të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore dhe për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Unë jam e dedikuar të mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel në as një moment ligjin  për rezervën shtetërore dhe informacion të klasifikuar. Nëse MINT në pyetjet që shkelim privatësia ose konfidencialitetet e rezervës shtetërore që është një nga shtyllat me të brishta të shtetit tonë, ne jemi të dedikuar që të mbrojmë Republikën tonë dhe ligjet tona”, ka thënë ajo.

Hajdari e pyetur në lidhje me largimin nga puna të disa shërbyesve civil dhe emërimet në pozita që janë bërë në këtë ministri, ajo ka thënë se në asnjë moment ministri i kabinetit të MINT ka pasur ndonjë ndërhyrje në procese sa i përket trajtimit të lendeve të tyre.

Ajo ka thënë se në ministrin e saj as një zyrtarë në këtë ministri nuk i përket partisë së saj.

“Shërbyesit civil janë nën sekretarin e MINT, këto pyetje duhet ti drejtoheni aty, sepse në asnjë moment ministri i kabinetit të MINT ka pasur ndonjë ndërhyrje në procese sa i përket trajtimit të lendeve të tyre të dorëzuar me vërejtjet e dhëna nga udhëheqësit e tyre në komisionin disiplinor. Sa i përket emërimit të zonjës Salihu, jo vetëm atë por edhe shumë zyrtar të tjerë kam emëruar si ushtrues detyre me të njëjtin koeficient dhe pyetja ime është, pse pyetni për zonjën Salihu, pse nuk pyetet për paraardhësen e saj që ishte me një koeficient të njëjtën në këtë agjenci. Mos zbatoni pasqyrën ose psikologjinë e pasqyrës, sepse ka ndodhur me herët, kur politika është përfshirë në shërbimin civil, ka pasur kur politika është përfshirë në punësimin e zyrtarëve në ministri. Dhe ju lutem gjene një zyrtar që është këtu që ka lobuar për LVV i punësuar në MINT”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit