Pra, të gjithë kemi qenë të pranishëm për të njëjtin qëllim aty dhe kërkojmë që edhe ne të na u përshkruhen notat e provimit me shkrim të marra që në afatin e Nëntorit dhe të mos vazhdoj një situatë e tillë, me shkelje të të drejtave të studentëve sepse sipas Nenit 114, pika 2.3.2 e rregullores se UP-së: Parashtrohet ankesë kundër notës së marrë me gojë që nënkupton se është pranuar nota nga provimi me shkrim, e që kjo ankesë është e natyrës së tillë dhe në rast të formimit të komisionit, ata duhet të bëjnë vetëm shqyrtimin e provimit me shkrim dhe të vendosin notat në bazë të saj sepse studentët nuk i nënshtro- hen më provimit me shkrim, të cilin e kanë të kaluar që në afatin e Janarit të vitit të kaluar dhe KËRKOJMË që të kontrollohen provimet me shkrim të afatit të Nëntorit, ngase sipas Nenit 110. pika 7: “Testet nga provimi lidhur me vlerësimin e studentëve ruhen së paku një (1) vit dhe mund të vërtetohet që e kanë kaluar provimin me shkrim nga vetë listat e rezultateve të derguara nga profesori”.