Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.
Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 15 maj 2026, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, njoftoi Gjykata Speciale.
“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera”, thuhet në njoftim.
Katër të akuzuarit në Hagë gjenden në paraburgim që nga nëntori i 2022-ës.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Së fundi, Trupi Gjykues ka shtyrë afatin për shpalljen e aktgjykimit në këtë rast deri më 20 korrik, duke lënë mundësinë e hapur për shtyrje edhe të mëtejshme.






