Manchester City ka marrë kryesimin e Premier League dhe tashmë shihet si favoriti kryesor për titullin.
Skuadra e Pep Guardiolas arriti një fitore të rëndësishme, ku protagonisti ishte sërish Erling Haaland, i cili me golin e tij vulosi triumfin 0-1 dhe njëkohësisht dërgoi Burnley në Championship.
Me këtë sukses, City ngjitet në kuotën e 70 pikëve dhe merr vendin e parë në tabelë fal golaverazhit, duke lënë pas Arsenalin me pikë të barabarta.
Kur kanë mbetur edhe 5 xhiro deri në fund të sezonit, diferenca dhe forma aktuale e “Qytetarëve” i vendos ata në pozitë shumë të favorshme për të mbrojtur titullin.
Në anën tjetër, për Burnleyn kjo humbje ka pasoja të rënda, pasi konfirmon rënien nga elita e futbollit anglez dhe rikthimin në ligën e dytë.






