Guterres: SHBA-ja e Irani të rikthehen në negociata

- Advertisement -

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ka bërë thirrje që SHBA-ja dhe Irani të rifillojnë negociatat, të cilat gjatë fundjavës përfunduan pas një marrëveshje.

Kthimi në negociata, sipas Guterres, krijon shpresën për t’i dhënë fund luftës.

Guterres ka thënë se armëpushimi duhet të ruhet absolutisht dhe të gjitha shkeljet duhet të ndalen.

“Unë bëj thirrje për rifillimin e bisedimeve për të arritur një marrëveshje”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai u ka kujtuar të gjitha kombeve të respektojnë lirinë e lundrimit, përfshirë Ngushticën e Hormuzit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Të ngjashme

Të fundit