14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Guri i LDK-së i drejtohet Kurtit: Sa shkon e rren në diasporë, hajde e zgjidhja problemin 96 mijë e 193 të rinjve kosovarë

- Advertisement -

Kryetari i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka rrejtë në një deklaratë të dhënë në diasporë.

Guri e ka quajtur rrenë deklaratën ku Kurti thotë “kur ju thojnë po du me ardhë në Gjermani se në Kosovë s’ka vend t’punës, vec e qoni drejt te unë.”

Sipas Gurit, të dhënat në Agjencionin për Sttatistika të Kosovës, flasin ndryshe dhe sipas tyre 96 mijë e 193 të rinj në Kosovë nuk janë të përfshirë në shkollim, punësim apo trajnime.

Hajde po flasim edhe për një rren tjetër që e ka lëshu kryeministri në diasporë. Që sa lehtë shtë me demantu edhe me zbulu rrenën e Albin Kurti. Domethënë vec hyni në kanalin zyrtar të Agjencionit të Statistikave të Kosovës dhe e keni me të dhanat e tyre që e demanton veten kryeministri. Sipas ASK-së, agjencion ky i cili funksionin pranë zyrës së kryeministrit pra me të dhëna të juaja, 96 mijë e 193 të rinjë nuk janë të përfshim në shkollim, punësim apo trajnime.” – ka thënë Guri përmes një video-mesazhi.

Ai tutje ka ftuar kryeministrin Kurti që të zgjidh problemin e 96 mijë e 193 të rinjve në Kosovë.

Kryeministri sa shkon edhe rren në diasporë, hajde në Kosovë e zgjidhja problemin 96 mijë e 193 të rinjve në Kosovë. Na po e dimë që kryeministri po rren, mësojeni edhe ju.” – ka përfunduar Guri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit