Ambasadori në largim i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për përvojën e tij gjatë katër viteve të qëndrimit në Kosovë, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.
Guerot tha se Kosova do të mbetet në kujtesën e tij si një vend vibrant, mikpritës dhe dinamik, që po ecën përpara.
“Përshtypjet janë të shumta për katër vite, por Kosova do të mbetet në kujtesën time si një vend vibrant, një vend ku njerëzit janë të ngrohtë, mikpritës, tejet dinamik, që po lëviz përpara”, u shpreh ai.






