37.3 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Gucati rikthehet në Hagë për t’i takuar ish-krerët e UÇK-së: Na duhen institucionet e reja për këta burra që i kemi këtu

- Advertisement -

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka folur për rikthimin e tij përsëri në Hagë, por këtë herë jo për t’u përballur me Gjykatën Speciale, por për të takuar Sali Mustafën.

Gucati ka treguar për gjendjen shëndetësore të Calit, duke treguar se ai është shumë mirë.

“Cali është shumë i fortë”, ka thënë Gucati.

Ai ka treguar se edhe në Hagë janë të shqetësuar për gjendjen politike në Kosovë.

“Na duhen institucionet e vendit për këta burra që janë në Hagë. Duhet ta kthejmë kokën nga këta burra që i kemi në Hagë, e jo të merremi me një kryetare që s’mundet me u zgjedhë 36 herë”, ka thënë Gucati tutje.

Ai ka folur edhe për kushte rigoroze të sigurisë brenda Hagës, duke treguar se e gjithë biseda e tij me Sali Mustafën dhe të gjitha lëvizjet e tyre në takim kanë qenë të monitoruara në mënyrë të rreptë nga gardianët e Hagës.

“Çdo fjalë që e kam folë me Calin ka qenë e përkthyme. Çdo lëvizje e duarve, apo përqafim që e kam përqafu Calin, ose Cali mue, na kanë kontrollue pandërpre”, ka thënë Gucati.

“Pa prezencën e gardianëve s’kemi mundur as dorën t’ia prekim njëri-tjetrit”, ka shtuar tutje. Gucati ka treguar se nesër do t’i takojë edhe Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin./GazetaExpress

Të ngjashme

Të fundit