Si rrallëherë, Pep Guardiola ka zgjedhur të flasë për tërheqjen e një lojtari nga futbolli, më saktësisht për largimin e Gareth Bale.
Trajneri theksoi se uellsiani ka një karrierë fantastike në futboll, ndërsa shtoi se tani mund të bëjë të njëjtën gjë, por këtë herë në golf.
“Çfarë lojtari…ai ka pasur një karrierë fantastike, ka fituar shumë, mendoj se ka përfaqësuar Uellsin mbi 100 herë…Tani ai mund të bëhet një lojtar golfi fantastik. Më parë ka qenë i zënë, tani ndoshta ka kohë” – tha trajneri i Manchester Cityt në një konferencë për shtyp.
Bale përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook të hënën ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij për klube dhe kombëtaren uellsiane.
Bale kulmin e karrierës e ka regjistruar tek Real Madridi duke fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve.