16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

Tahiri reagon ndaj videos së LVV-së: Pushteti i Kurtit në gjendje të mjerueshme

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer publikimin e videove, në të cilat akuzohet liderët dhe partitë opozitare.

Shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka komentuar videon e partisë në pushtet.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit