Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë.
Sipas raportimeve, drejtuesit e futbollit italian e shohin Guardiolën si trajnerin ideal për të udhëhequr një rindërtim të plotë të “Azzurrëve”.
Paga e lartë e teknikut spanjoll mbetet pengesa kryesore për realizimin e marrëveshjes, megjithatë në Itali po rritet besimi se sfida për të rikthyer kombëtaren në majat e futbollit mund ta tërheqë Guardiolën.






