9.2 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Guardiola heq dorë nga kampionati: Nuk jemi në gjendje të mendojmë për titullin

- Advertisement -

Tottenham ka “surprizuar” botën ditën e sotme, teksa ka arritur të triumfojë me rezultatin minimal 1 me 0, ndaj Manchester City, fitore kjo që “dëmton” shumë rrugën e “qytetarëve” drejt titullit kampion.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe vetë trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, i cili në intervistën pas ndeshjes tha se Manchester City nuk është më në gjendje të mendojë për kampionatin.

“Ne patëm një fillim loje të shkëlqyeshëm, siç ndodh shpesh kundër Tottenhamit, por u ndëshkuam nga një gabim. Në 0:1 është një lojë ndryshe. Ne kishim shanse, por sigurisht që është e vështirë të luash kundër Son dhe Kulusevski kur humbet topin në fazat kalimtare. Humbëm tre pikë.

Lojtarët e ndoqën planin në pjesën më të madhe, por nuk është e lehtë të luash kur kundërshtari mbrohet me dhjetë lojtarë dhe ulet në mbrojtje pak më shumë se në Etihad dy javë më parë. Ne luajtëm mirë, sidomos në fillim.

Herët a vonë statistikat tona në stadiumin e Tottenham Hotspur do të ndryshojnë, por është e çuditshme që ne nuk shënuam kurrë. Është e vështirë të gjesh një shpjegim. Tani nuk jemi në gjendje të mendojmë për kampionatin. Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës kundër Aston Villas. Ne do të përgatitemi mirë dhe do të luajmë sa më mirë”,- tha i zhgënjyer Guardiola.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit