0.9 C
New York
Thursday, February 22, 2024

Buy now

Grupi izraelit: Izraeli më 2021 vrau më së shumti palestinezë në shtatë vjet

Grupi izraelit për të drejtat e njeriut, “B’Tselem”, ka thënë se Izraeli ka vrarë më shumë se 300 palestinezë gjatë vitit 2021, prej të cilëve të paktën një e pesta ishin fëmijë, duke e shënuar vitin më të përgjakshëm që nga viti 2014.

Sipas këtij grupi, rreth 900 palestinezë janë bërë të pastrehë më 2021, pasi shembjet e shtëpive nga autoritetet izraelite arritën në nivelin më të lartë në pesë vjet, shkruan Independent,

Në raportin e publikuar të martën, grupi me seli në Jerusalem tha se gjatë vitit të kaluar, forcat izraelite të sigurisë kanë përdorur “politika vdekjeprurëse, të papërmbajtura dhe me hapje zjarri”, që kanë rezultuar në vrasjen e 313 palestinezëve, përfshirë 71 të mitur në territoret e pushtuara palestineze.

Nga këto viktima, 70 për qind u vranë gjatë luftës së majit mes ushtrisë izraelite e Hamasit, kur raketat palestineze gjithashtu vranë 14 njerëz në Izrael, përfshirë dy fëmijë izraelitë. Gjatë luftimeve u vranë edhe 77 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Sipas organizatës izraelite, 895 palestinezë, përfshirë 463 fëmijë, mbetën pa strehë këtë vit, pasi qindra struktura banimi në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Jerusalem Lindor u shkatërruan nga Izraeli. Kjo është shifra më e madhe që nga viti 2016.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit