13.7 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Gruda i PDK-së: Qeveria ka vonuar procesin e vetingut në mënyrë të pashpjegushme

- Advertisement -

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka marrë pjesë të hënën në tryezën e rrumbullakët për reformën në drejtësi të organizuar nga koalicioni i OJQ-ve në lidhje me procesin e vetingut dhe konfiskimit me bazë civile të pasurisë së pajustifikueshme.

Gruda ka thënë se Qeveria ka vonuar procesin e vetingut në mënyrë të pashpjegushme, “ndërsa nga ana tjetër godet sistemin e drejtësisë me vendim jokushtetues dhe joligjore, siç ishte ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

“Sot, në tryezën e rrumbullakët për reformën në drejtësi të organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve, paraqita qëndrimet e PDK-së në lidhje me procesin e Vetingut dhe konfiskimit me bazë civile të pasurisë së pajustifikueshme. Qeveria ka vonuar procesin e Vetingut në mënyrë të pashpjegushme, ndërsa nga ana tjetër godet sistemin e drejtësisë me vendim jokushtetues dhe joligjore, siç ishte ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. PDK kërkon që procesi i vetingut të ndodh sa më shpejt në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Opinionin e Komisionit të Venecias”, ka shkruar Gruda në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit