15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Gruaja e Ronaldos shpërthen në lot kur kujton momentin tragjik, humbjen e djalit gjatë lindjes

- Advertisement -

E dashura e Cristiano Ronaldos, modelja spanjolle Georgina Rodriguez, nuk mundi t’I kontrollonte emocionet e saj dhe shpërtheu në lot në shfaqjen e saj të re në Netflix, ndërsa rijetoi momentin e pikëllimit kur humbi një nga binjakët e saj gjatë lindjes.

Vajza e Georgina me futbollistin e shquar portugez, Bella Esmeralda, lindi e shëndetshme në prill të vitit të kaluar në një spital në Manchester, por vëllai binjak I saj vdiq.

Influencuesja 29-vjeçare do të flasë për agoninë e saj në serinë e dytë të “I Am Georgina”, e cila do ta ketë premierën në mbarë botën më 24 mars. Një trailer i ri, I publikuar të mërkurën, e tregon atë duke qarë, ndërsa kujtonte atë tragjedi familjare. Ajo pranoi: “Jeta është e vështirë, por jeta vazhdon. Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.

Duke iu referuar partnerit të saj futbollistm që e ndihmoi ta kalonte periudhën më të errët në jetën e tyre së bashku, Georgina shtoi: “Cris me të vërtetë më inkurajoi të vazhdoj me axhendën time. Ai tha: Gio, vazhdo me jetën tënde, do të të bëjë mirë”.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Prioriteti im për momentin është familja dhe fëmijët. Jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse”. Ditëlindja e 28-të e Georgina do të shfaqet gjithashtu në këtë seri të Netflix, kur Cristiano shpenzoi mijëra euro për një shfaqje me drita dhe lazer të projektuar në kullën e famshme ‘Burj Khalifa’ të Dubait.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit