Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin tha se në këtë ditë të trishtuar është pranë nënës së Hashim Thaçit.
Ajo u shpreh gjithashtu se është aty, për të qëndruar pranë gjithë familjes Thaçi.
“Kjo është një ditë e trishtuar dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me ty Nëna Hyrë, në radhë të parë sepse e di mirë se çfarë do të thotë të jesh prind i një politikani, e posaçërisht nëna e një politikani. E kam përjetuar pranë nënës së Edit dhe në këtë ditë të trishtuar jam këtu me të gjithë familjen tuaj, të cilës sot i mungojnë dy burra”.
“E di dhe më mirë se çfarë do të thotë të jesh bashkëshortja e një politikani, aq më tepër e një udhëheqësi, aty ku fryjnë e nuk pushojnë erërat e forta, e përjetoi çdo ditë”, u shpreh tutje ajo