7.5 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Gruaja dhe djali nuk jetojnë me të që nga qershori, burri që ka dosje në polici kanosi familjen me bisht sëpate

- Advertisement -

Një grua bashkë me djalin e saj nuk është duke jetuar që nga qershori në shtëpinë e burrit, për shkak se ky i fundit dyshohet për dhunë në familje.

Policia njofton se të njëjtit i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, teksa i njëjti ka dy raste të hapura për dhunë në familje.

Njoftimi i plotë:

Dhunë në familje –Kanosje me bisht të sëpatës

Prizren, 19 Tetor 2022

Me datë 19 Tetor 2022 nga Televizioni ATV , policia në Prizren ka pranuar një video incizim ku shihet se një person kanos me bisht të sëpatës familjarët e tij si dhe dy fotografi ku shihen lëndimet e një fëmije dhe një gruaje.
Policia ka nisur hetimet, është identifikuar se personi i dyshimtë është person i njohur për policin, kundër të njëjtit janë hapë dy raste për dhunë në familje më herët.
Fotografit e dërguara nga media janë foto të rastit të raportuar më parë , konkretisht të rastit të raportuar me datë 25 Shator 2022 , ndërsa kanosja që shihet në video incizim dyshohet se ka ndodhur në muajin Mars të këtij viti.
Në bazë të video incizimit dhe pas intervistimit të dyshuarit policia e Stacionit Policor në Suharekë , pas konsultimit me prokurorin kujdestar ka hap rast të ri për veprën penale “Kanosje –dhunë në familje”.
Kundër të dyshuarit është hapë rast për dhunë në familje edhe me datë 28 Qershor 2022.
Është me rëndësi të ceket se bashkëshortja dhe djali i tij që nga data 28 Qershor 2022 nuk është duke jetuar bashkë me të dyshuarin.
Pas përfundimin të procedurave hetimore , pasi që i njëjti është në masën e arrestit shtëpiak, për shkak të rastit të raportuar me 25 shator 2022, ndaj të njëjtit është vazhduar masa e njëjti “Arrest shtëpiak”.
Policia falënderon televizionin ATV për informacionin e dhënë dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë krimin kurdo here që kanë informacione ose dëshmi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit