8.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Greqia mbetet jashtë EURO 2024, Gjeorgjia shkruan historinë

- Advertisement -

Gjeorgjia shkruan historinë. Ruleta e penalltive u buzëqesh vendasve në Tbilisi, që triumfuan ndaj Greqisë me rezultatin 4-2 me penallti, duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin për në Kampionatin Europian të Futbollit.

Në Tbilisi u zhvillua një ndeshje mjaft e luftuar, me të dy skuadrat, që krahas tentativave për të shënuar, nuk e humbin asnjëherë vigjilencën në prapavijë, duke ditur edhe rëndësinë e takimit.

90 minutat e kohës së rregullt nuk prodhuan asgjë për t’u shënuar dhe të dy skuadrat iu drejtuan shtesës prej 30 minutash, që gjithashtu u zhvillua e qetë.

Për t’u përmendur një traversë e Mavropanos në shtesë dhe një rast i mirë i gjeorgjianëve, që gjithsesi patën vlerë vetëm statistikore, pasi me shifrat 0-0, skuadrat iu drejtuan penalltive për të vendosur biletën për në Europianin e Gjermanisë.

Nga pika e bardhë vendasit u treguan më të saktë, teksa për grekët gabuan Bakasetas dhe Giakoumakkis, duke bërë që Gjeorgjia të avanconte më tej me rezultatin 4-2 dhe të niste festën në Tbilisi, bashkë me mijëra tifozë që panë kështu t’u kurorëzohej një ëndërr shumë vjeçare.

Ruleta e penalltive i buzëqeshi Gjeorgjisë, që do të gjejë në grupin F të Europianit të Gjermanisë kundërshtarë si Turqia, Portugalia dhe Republika Çeke.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit